‘Dashuritë e Presidentit’, Luiza Xhuvani në rolin e gruas së Xhorxh Uashington

9 Maj 2024 | 16:48

Është shfaqur mbrëmë në Teatrin Eksperimental drama “Dashritë e Presidentit”.

“Dashuritë e presidentit”, shfaqja e dramaturgut kroat Miro Gavran u vu në skenë më 8 maj në “Teatrin Eksperimental”.

Drama me regjinë e Andi Begollit erdhi në skenë me interpretimin absolut te Luiza Xhuvanit, Kristjana Dodaj, Kevin Rrapaj e Greta Bacit.

Menjëherë pas vdekjes së Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Ëashington, gruaja e tij Marta përmes një letre, fton në shtëpinë e saj, ish-dashnoren e burrit ku do të kenë një përballje  të fortë.

Mes emocionesh, inatit dhe urrejtjes, dy rivalet për herë të parë zbulojnë fakte dhe ngjarje të reja, që do ti ndryshojë ato rrënjësisht.

Regjisori Andi Begolli tha se kjo dramë përshtatet mjaft mirë me realitetin shqiptar, ku synimi është të vihet në pah forca e gruas.

“Janë dy gra që janë të keqpërdorura nga një mashkull, George Uashingtoni në këtë rast dhe është një gjë që ndodh rëndomtë në Shqipëri. Gratë femrat në Shqipëri kanë forcë, kanë shumë për të dhënë. Shumë gra nuk e dinë këtë gjë dhe kjo shfaqje e thotë këtë gjë”, tha regjisori Andi Begolli.

Aktorja Kristjana Dodaj nuk ka hezituar për ta pranuar këtë rol, pasi tema është aktuale dhe mjaft e prekshme në shoqërinë tonë.

“Ka qenë një rol shumë i pëlqyer nga unë. Tema është aktuale. Historia ka treguar se problemet e njerëzimit mbeten gjithmonë të njëjta”, tha aktorja Kristjana Dodaj.

Sakaq, regjisori Begolli mes tjerash tha se qëllimi i kësaj shfaqje është që përveç emocioneve të përcjellin mesazhe që njerëzit të reflektojnë.

“Teatri është për të bërë revulucione të mëdha. Kemi për detyrë që të japim mesazhe, ku njerëzit të ndryshojnë dhe të reflektojnë. Ky është qëllimi jonë”, tha Begolli.

Shfaqja do të jepet për publikun në skenën e teatrit Ekeperimental deri më datën 12 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026