Dasma e Bezos pritet me protesta në Venecia: Nuk jemi fushë lojërash për të pasurit
Banorët e Venecia organizuan protesta për shkak të dasmës së miliarderit Jeff Bezos dhe gazetares Lauren Sanchez, e planifikuar për në fund të qershorit, sepse besojnë se ngjarja do ta shndërrojë qytetin në një “fushë lojërash për të pasurit”, raporton faqja e internetit G1 Globo.
Protestat filluan në mars, kur kryebashkiaku i Venecias, miliarderi Luigi Bruniaro, konfirmoi se qyteti do të organizonte dasmën. Pas kësaj, aktivistët nisën një fushatë nën sloganin “Asnjë hapësirë për Bezosin” (No space for Bezos), që është njëkohësisht një lojë fjalësh për shkak të kuptimit të termit anglez “space”, që do të thotë hapësirë, pasi ai është themeluesi i Amazon dhe pronari i kompanisë turistike për udhëtime hapësinore Blue Origin.
Në prill, kompania organizoi fluturimin e parë hapësinor vetëm me femra, përfshirë të fejuarën e Bezos, Sanchez, këngëtaren Katy Perry dhe personazhe të tjerë të famshëm.
Ndërsa afrohet dasma e Bezos, lëvizja e protestave është intensifikuar, me protestues me pankarta në dorë që mblidhen në vende të famshme historike në qytet, siç është Ura e Rialtos.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e re e të nxehtit godet Francën, skena kaosi dhe përleshje në supermarkete për kondicionerë (VIDEO)
Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 13:46 Vala e re e të nxehtit godet Francën, skena kaosi dhe përleshje në supermarkete për kondicionerë (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 13:17 Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
- 13:16 Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri
- 13:06 Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
- 12:59 PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës