Dasma kthehet në tragjedi në Turqi, goditet me armë dhëndri për vdekje

27 Gusht 2025 | 16:05

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqi ku për pasojë ka ndërruar jetë dhëndri. Mësohet se i riu u vra aksidentalisht në dasmën e tij kur një i ftuar hapi zjarr gjatë festës. 23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës së tij në një fshat në provincën veriore të Giresunit.

Një e afërme nga ana e dhëndrit, e dyshuar për të shtënat fatale është arrestuar.

Aksidentet nga të shtëna të ngjashme gjatë festimeve janë të zakonshme në Turqi, ku sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, ka rreth 40 milionë armë zjarri në qarkullim, shumica e të cilave janë të paligjshme.

Një person u vra aksidentalisht dhe dy të tjerë u plagosën javën e kaluar në një incident të ngjashëm në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026