Debat për edukimin në ‘RinON’, Këlliçi: Arsimi duhet ofruar falas, Kadia: Rëndësi ka cilësia
Edukimi i të rinjve përballi në ‘RinON’ zv.ministrin e Financave, Besart Kadia dhe deputetin demokrat Belind Këlliçi.
Z. Këlliçi tha se tarifat e larta të studimit kanë lënë mijëra të rinj pa mundësi për të studiuar, ndaj një nga strategjitë e PD, e prezantuar gjatë fushatës elektorale ishte zerimi i tarifës së studimit dhe përgjysmimit të saj për kategori të caktuara.
Sipas tij, është e turpshme që akordi me 8 pika i arritur gjatë protestës së studentëve në 2018 sot nuk funksionon.
Një shqetësim i madh sipas Këlliçit është largimi i trurit, shtresës së mesme të popullsisë, që është motori i zhvillimit të ekonomisë.
“Alternativa jonë lidhet me edukimin, me pagimin e stazheve për studentët ekselentë, kualifikimin dhe punësimin në fushën e edukimit të tyre. Kemi premtuar zerimin e tarifave për familjet me të ardhura deri në 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe përgjysmim të tarifës për familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj”, tha z. Këlliçi.
Për zv.ministrin Besart Kadia, diskutimi nuk është që arsimi të bëhet falas, por cilësor. Ai e vuri theksin tek kërkimi shkencor, që mungon në institucionet private dhe shtetërore.
“Diskutimi nuk është nëse bëjmë politika zëro të arsimit të lartë. Bizneset shqiptare shpenzojmë shumë pak për kërkim shkencor. Diskutimi për arsim falas ose jo nuk i shërben cilësisë”, tha z. Kadia.
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4