Debat për energjinë në Kuvend, Balluku: Kërkoni arsye për të thirrur protesta
Energjia elektrike ka qenë kryefjala e kësaj jave në parlament. Për 4 orë mazhoranca dhe opozita kanë debatuar për situatën energjetike dhe përballimin e saj. Opozita e cila ishte edhe nismëtarja e kësaj kërkese akuzoi qeverinë se nuk e ka menaxhuar krizën e energjisë duke shpenzuar më shumë se 300 milionë euro për 8 muaj për të blerë energji.
Nga ana tjetër shumica parlamentare i mbrojti vendimet e marra për rritjen e çmimit të energjisë për këdo që kalon 800 kw/orë, edhe pse ky çmim ende nuk është aplikuar.
“Ju mezi po prisnit që të aplikohej fasha 800 kw/orë që të keni ndonjë arsye për të thërritur ndonjë protesta. Protestat thërritini me kapitalin tuaj politikë dhe jo me fashat 800 kw. Opozita e rublave vendosi të marrë 4 nga HECE ndërtuara nga shteti shqiptar dhe ti privatizojë me një proces famëkeq, thjesht në shkëmbim të TVSH-së”- tha Balluku.
” Me të vërtetë privatizuam 4 hece, asnjë 100 mega të katërt por ndërtuam 423 hece, ato që sot ty të mbajnë sistemin në këmbë, ato që në 6 mujorin e parë të dhanë 54% të prodhimit”- shprehet Helidon Bushati.
Kreu i grupit parlamentar socialist solli në foltoren e kuvendit 2 fatura të energjisë elektrike, të një qytetari dhe të një prej deputetëve të opozitës, emrin e të cilit nuk e bëri me dije.
“Faturën e ka 237 mijë lekë, që do të thotë që kësaj vilës në Lalëz për fat të keq i paguajmë, shteti shqiptar i paguan 800 mijë lekë. Zotëri është firmëtar i kërkesës për këtë debat ky vila në Lalëz.”- tha Taulant Balla.
Ndërsa deputetja demokratike Flutura Açka ironizoi situatën në vend.
“Mjau-mjau, ki-ki, mu-mu, hum-hum prit se ka edhe ham-ham ka shumë, të nderuar shqiptar mbani shënim çfarë bëhet në këtë fermën pllenare këtu. Ju jeni shitës të mirë të katastrofave, shikoni ç’bëtë më tërmeti, me pandeminë, të njëjtën gjë po bëni edhe tani me krizën energjetike. Vetia e dytë që keni ju është vidh edhe vill”- tha Flutura Açka.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit