Debat publik për menaxhimin e Bylisit

7 Maj 2024 | 16:08

Diskutimet për hartimin e planit të Menaxhimit të parkut arkeologjik Bylis-Klos u shoqëruan me debate edhe në konsultimin e dytë publik që u mbajt në Tiranë.

Projekti, i cili synon restaurimin dhe zhvillimin e një infrastrukture modern hasi kundërshtime nga përfaqësues të institutit të arkeologjisë dhe grupeve të interesit, duke krijuar debate për mungesë transparence financiare në hartimin e këtij plani por edhe për tjetërsimin e planit të menaxhimit nga ai që ishte hartuar më herët.

Edhe Bylisi duket se po shkonte drejt të njëjtit fat si  Butrinti, duke ngritur dyshime se ky sit mund të jepej me koncesion dhe t’i kalonte për menaxhim Fondit Amerikan të Zhvillimit.

Por këto zëra u hodhën poshtë nga zëvendës ministri Sokol Duma.

Plani i menaxhimit të Bylisit dhe Klosit, shihet si një projekt që do të sjellë jo vetëm ruajtjen e parkut, ruajtjen e objekteve arkeologjike, zhvillimin ekonomik të zonës dhe rritjen e numrit të vizitorëve përmes  ngritjes së një muzeu arkeologjik dhe një qendre multifunksionale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026