Debat te ‘Ligjet’ për Shkollën e Magjistraturës, Bardhi përplaset me Majkon
Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u diskutua për disa projektligje, si ai “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol” dhe “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi një tryezë me drejtorin dhe përfaqësues të Shkollës së Magjistraturës, pasi sipas tij, ka aludime nëpër media se lista e fituesve është shtuar 3 herë.
Bardhi tha se është hera e parë që ky institucion vishet me hije skandali dhe sipas tij, mes emrave të përzgjedhur ka edhe patronazhistë.
Nga ana tjetër, deputeti socialist Pandeli Majko tha se kërkesa e Bardhit ishte e jashtëligjshme dhe jashtë rendit të ditës.
Majko tha se është qesharake që çështja të politizohet dhe të thuhet se mes anëtarëve të shkollës së magjistraturës ka patronazhistë.
Ai tha gjithashtu se opozita çdo gjë që nuk i pëlqen, është e prirur ta shikojë si lodër në duart e qeverisë. Majko shtoi se sistemi sesi është ngritur shkolla e magjistraturës është i tillë që nuk mund të kontrollohet nga qeveria.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve: Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë.
Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin Shkollës së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodhur me Shkollën e Magjistraturës. Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali. Nga 70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi në 140 në darkë.
Majko: Unë mendoj se kemi një rend dite sot për të diskutuar, deklarimet mund të jepen në konferencë shtypi. Shkolla e Magjistraturës nuk varet nga Parlamenti. Ka institucione të tjera struktura e drejtësisë. Ka institucione të tjera që rregullojnë një marrëdhënie me shkollën e magjistraturës. Unë e kuptoj shqetësimin tuaj, por vetëm mos e politizoni, që të thoni se ata që kanë fituar janë patronazhistë, kjo është qesharake tani. Unë mendoj se juve çdo gjë që nuk iu pëlqen, ju jeni të prirur ta shikoni si një mekanizëm apo lodër politike të mazhorancës. Mirëkuptoni një gjë, që është një sistem që nuk kontrollohet dot nga PS.
Bardhi: Nuk thashë që shkolla e magjistraturës varet nga ju. As e politizova, as nuk dua ta politizoj. Ka pasur një konsensus publik mbi dyshimet për pranimet në shkollën e magjistraturës.
Të jem i sinqertë e kam lexuar reagimin e Shkollës së Magjistraturës. Nuk kuptohet pse ditën e parë ishin 70, në darkë u bënë 120 dhe të nesërmen 140 fitues. Ju keni publike listën e patronazhistëve. 13 persona që kan fituar janë në listën e patronazhistëve të PS. Nuk dua ti paragjykoj. Fakti që është patronazhist nuk do të thotë të mos bëjë karrierë. Por duhet transparencë. Të mësojmë se çfarë ka ndodhur.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë