Debate në Kuvend për Reformën Territoriale, Balla: Reflektoni, Boçi: Nuk jemi noterët tuaj

3 Shkurt 2026 | 10:38

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sot në debate të forta lidhur me Reformën Territoriale. Gjatë seancës plenare ka folur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa replika të ashpra janë shkëmbyer me nënkryetarin e Partisë Demokratike, njëkohësisht deputetin Luciano Boçi.

Diskutimet u përqendruan te funksionimi i Komisionit të Reformës Territoriale dhe mënyra e marrjes së vendimeve, me palët që akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të procedurave dhe imponim të shumicës.

Në fjalën e tij, Taulant Balla iu drejtua anëtarëve të opozitës në komision, duke lënë të hapur mundësinë e reflektimit nga ana e tyre:

“Presim deri në fund të votimit, nëse do të reflektoni dhe do të ktheheni në mbledhje, nuk e votojmë ndryshimin e përbërjes së komisionit, në të kundërt marrim drejtimin dhe shumicën e anëtarëve.”

Nga ana tjetër, Luciano Boçi kundërshtoi vlefshmërinë e mbledhjeve të zhvilluara, duke theksuar se procedurat nuk janë respektuar:

“Nuk ka pasur mbledhje të vlefshme që ju të përcaktoni prezencën. Mbledhjet thirren nga të dy bashkëkryetarët.”

Debati vijoi më tej, teksa Boçi akuzoi maxhorancën për mënyrën se si është realizuar reforma territoriale dhe paralajmëroi reagim politik dhe qytetar:

“Noterët tuaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale. I themi qytetarëve, ne do jemi në shesh, ne do japim opsionin tonë, por jo me ju, jo me shumicën e imponuar nga ju. Me ju çfarë nuk shihet, çfarë nuk dëgjohet.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026

Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së (VIDEO)

Deputetët e opozitës vijuan të mbanin të bllokuar foltoren e Parlamentit ndërsa kryetari, Niko Peleshi, miratoi kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant...
15:23 | 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e...
15:03 | 23/07/2026