Debate të forta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën

21 Prill 2022 | 07:40

Replika të forta ka pasur mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në seancën e radhës për Kosovën.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla u përplas në deklarata me homologun e saj serb, Nikola Selakoviç. Në këtë debat u përfshi edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

Gërvalla e cilësoi Slobodan Miloshevicin si ‘Kasap të Ballkanit’, por Ministri serb reagoi duke deklaruar se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin”, tha Gërvalla.

Ndersa Selakoviç tha se Vuçiç po ndërton ura bashkëpunimi në rajon, ndërsa Kurti po shkatërron stabilitetin dhe paqen.

Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ndërhyri në këtë debat duke deklaruar:

“Sfidoj këdo në Këshill që të më provojë dhe argumentojë se Ballkani nuk është më mirë me Kosovën si një shtet i pavarur”.

Diplomati shqiptar nënvizoi se “dëgjohen ende britmat e heshtura të 20 mijë viktimave (gra dhe vajza) të cilat u përdorën si armë lufte nga serbët”. Por ai kërkoi qe tashme te gjithë te fokusohen tek e tashmja dhe përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndërkaq. sot vemendja është në Bruksel ku pritet te arrihet marrëveshja për targat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026