Debatet në Konferencën e Kryetarëve/ Bardhi-Peleshit: Liro karrigen, Balla: Kujdes
Në Konferencën e Kryetarëve të zhvilluar këtë të mërkurë në Kuvendin e Shqipërisë, janë zhvilluar debate të mes kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi akuzoi kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, për shkelje të Rregullores dhe të Kushtetutës, duke pretenduar se seanca e fundit parlamentare ishte mbyllur në mënyrë të padrejtë.
“Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e Rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: ‘Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë. Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve.”-tha Bardhi.
Ai vijoi më tej duke denoncuar, sipas tij, ndikimin e krimit të organizuar në Kuvend.
“E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.”-tha Bardhi.
Në reagim ndaj këtyre deklaratave, Taulant Balla kërkoi nga opozita respektimin e rregullores dhe të etikës gjatë debateve parlamentare.
“Ju lutem, mos na shtrembëroni atë që themi. Po jua përsëris që kur flisni ju, asnjë nuk pipëtin nga ana jonë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju.”-tha Balla.
Sa i përket propozimeve për nisjen e debateve apo kërkesave për mocione, Balla theksoi se ato duhet të ndjekin procedurat e parashikuara në rregullore.
“Kishte një propozim nga z. Bardhi për nisjen e debatit. Para se të hyjmë, kemi disa kërkesa për mocione për debat. Këto kërkesa janë të përcaktuara qartë në rregullore: prezantohet pro dhe kundër dhe në fund, mbas kësaj, votimi.”-tha Balla.
lajmi ne zhvillim
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara