Debati me Lapajn, Shehaj: Thashë një të vërtetë, nuk u bëmë pis nga partitë e reja
Kreu i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku foli për programin elektoral të partisë së tij.
Shehaj iu përgjigj pyetjeve të analistëve në studio për zgjedhjet e 11 majit dhe situatën politike, vetëm pak ditë para votimeve.
I pyetur nga analisti Agim Baçi se pse Partia ‘Mundësia’ nuk u bashkua me partitë e reja opozitare, Agron Shehaj tha se është krenar që Partia ‘Mundësia’ nuk është bërë pjesë e asnjë aleance me partitë e reja dhe i quajti vendimet e tij si një qëndrim kundër pazareve politike.
Po ashtu ai sqaroi edhe debatin publik që pati me kreun e “Shqipëria Behet”, Adriatik Lapaj ku deklaroi se nuk ka pasur një debat me të, por thjesht ka thënë një të vërtetë që i interesonte publikut shqiptar.
“Unë nuk hapa asnjë debat me Lapajn. Thashë diçka në interes të publikut. Politika nuk është strategji, jo, politika është vizion dhe kulturë, sidomos vizion. Në radhë të parë, është vizioni, pastaj strategjia. Ka një shprehje që thotë: ‘Vizioni ha strategjinë për drekë’. Vizioni është i rëndësishëm, strategjia mund të jetë dëmshme. Dua të theksoj se ne kemi treguar me qëndrimet tona dhe refuzimin për të bërë pazare. Politika për ne nuk është kompromis, por është zgjedhje. Jam i bindur që kemi bërë gjënë e duhur, që nuk kemi pranuar asnjë pazar dhe nuk u bëmë pis nga partitë e reja,” tha Shehaj.
Kujtojmë që Agron Shehaj, tre muaj më parë, hodhi akuza se Adriatik Lapaj i “Shqipëria Behet” financohet edhe nga paratë e krimit. Ndërsa, Lapaj iu përgjigj këtyre akuzave duke thënë se si avokat mund të mbrojë çdo person që ka probleme me ligjin.
I pyetur nëse ka më shumë mbështetës që vijnë nga Partia Demokratike, Shehaj u përgjigj se, sipas sondazheve që ka parë, mund të kenë pak më shumë mbështetës nga PD, por diferenca nuk është shumë e madhe, pasi sipas tij Partia ‘Mundësia’ do të marrë vota edhe nga PD edhe nga PS.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali në Moglicë, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale
- 08:09 Tragjike, babë e bir humbin jetën aksidentalisht në Deçan
- 08:08 Një tërmet i fortë godet Kinën, 13 persona të plagosur! Shpallet gjendja e emergjencës
- 08:04 Pakistani sulmon Afganistanin lindor duke vrarë dhjetëra persona
- 08:03 Austri, Partia Komuniste fiton zgjedhjet lokale në Graz