Debati për praktikën e “arrestit me burg”, pritet vendimi i Kolegjeve të Bashkuara
Për rreth 3 orë, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë diskutuan mbi iniciativën e kryetarit Sokol Sadushi për të ndryshuar pjesërisht praktikën për aplikimin e masës së sigurisë arrest në burg. Pas relatimit të çështjes nga gjyqtari Ilir Panda, mbajti qëndrimin dhe iu përgjigj edhe pyetjeve përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Arqile Koça.
Përfaqësuesi i organit qendror të akuzës, i tha 16 gjyqtarëve të Lartë, që nëse do vendosin për ndryshimin e praktikës, të jenë të kujdesshëm në dy aspekte. E para tha ai, duhet të mbahet në konsideratë se kush është garanti që masat e tjera alternative mund janë të zbatueshme në realitetin shqiptar.
Megjithatë sipas prokurorit Arqile Koça, barra për caktimin e masës arrest në burg i takon në çdo rast prokurorisë, dhe jo gjithmonë duhet të niset nga rrezikshmëria e veprës penale por edhe rrethanave të tjera. Së dyti tha Koça, prokurori përfaqëson dhe mbron interesin publik, duke ftuar gjykatën e lartë ta ketë në konsideratë këtë element.
Çështja që mblodhi Kolegjin e Bashkuar u iniciua nga një rekurs i Prokurorisë së Apelit, që kërkoi rikthimin në burg të një të arrestuari për prodhim e shitje narkotikësh, i cili u lirua në arrest shtëpie nga shkalla e dytë e gjyqësorit. Avokati i të pandehurit në fjalë Luan Hasneziri tha se ndërhyrja është më se e nevojshme në sajë edhe të disa vendimeve të gjykatës së Strasburgut, duke shtuar se disa nga masat e tjera alternativë si arrest në shtëpi, detyrim paraqitje e garanci pasurore, nuk aplikohen nga drejtësia shqiptare
Gjykata mbylli dyert për median dhe publikun pas këtyre qëndrimeve dhe kaloi në fazën e dytë të shqyrtimit të rekursit për të pandehurin Bektash Zeneli.
Pritet që Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë të dalë me një vendim në ditët në vijim nëse do i miratojë ndryshimet e pjesshme të praktikës së njësuar të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania