Debati për shkollën ‘Ibrahim Basha’ në Kamëz, Suli sqaron përplasjen me Xhixhon
Shkolla “Ibrahim Basha” nuk ka nisur mësimin për shkak se nuk ka përfunduar rikonstruksioni. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka dorëzuar në Bashkinë Kamëz një peticion të firmosur nga banorët e zonës për hapjen e kësaj shkolle.
Xhixho është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin, të cilin e ka ftuar në një dëgjesë publike.
Në një lidhje me emisionin Sot në Euronews Albania Suli u shpreh se sot nuk ishte dita për të sjellë problematikat por për të uruar fëmijët për ditën e parë të shkollës.
Sipas tij, kërkesa e Xhixhos nuk ka të bëjë me shkollën por me rikthimin e kopshtit të vjetër.
Suli shpjegoi se shkolla “Ibrahim Basha” nga 20 mars 2022 zhvillon mësim pranë shkollës ‘Halir Çoka’ për shkak se shkolla do të rindërtohet.
Suli shpjegoi se shkolla “Ibrahim Basha” nga 20 mars 2022 zhvillon mësim pranë shkollës ‘Halit Çoka’ për shkak se shkolla do të rindërtohet. Kryebashkiaku u shpreh se vonesat lidhen me faktin se shkolla do të rindërtohet me fondet e BE.
“Kanë bërë procedurë, kompania që ka fituar tenderin është një negociata për çmimet”, tha Suli.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!