Debati presidencial në SHBA: Biden do t’i duhet të performojë pavarësisht sulmeve të Trump

30 Shtator 2020 | 05:47

Presidenti republikan Donald Trump dhe Demokrati Joe Biden u përballën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, sipas orës europiane, në një debat televiziv, pjesë e një tradite tashmë 60-vjeçare debatesh presidenciale në SHBA.

Debati i parë ishte ai ndërmjet demokratit Kenedi dhe republikanit Nikson, në vitin 1960. Kenedi u bë president i SHBA-ve, diçka që iu faturua edhe performancës jo të mirë të Nikson në debatin që u ndoq nga 70 milionë shikues.

Eric Schnure, profesor universitar dhe dikur shkrues fjalimesh në Shtëpinë e Bardhë, thotë se këto debate janë tepër të rëndësishme.

“Është një prej momenteve të rralla në një fushatë shumë të gjatë kur çdokush mund t’i shohë këta kandidatë bashkë në skenë, dhe t’i peshojë përkundër njeri-tjetrit”, është shprehur Eric Schnure, ish-këshilltar për media në Shtëpinë e Bardhë.

Një sfidë për të nominuarin demokrat Biden do të jetë sesi do të përballet me sulmet famëkeqe të Presidentit Trump.

“Nuk do mundesh kurrë të jesh më i hidhur se Donald Trump në shkëmbime batutash. Por në anën tjetër, a mund të jesh i qetë, gjakftohtë dhe i përmbajtur?” shton Schnure.

Debatet ndërmjet Trump dhe Hillary Clinton në 2016, u karakterizuan nga shkëmbime ofendimesh, dhe u ndoqën nga 84 milionë shikues televizivë në SHBA – një shifër rekord në epokën e transmetimit online.

Schnure, i cili më parë ka ndihmuar në përgatitjen e debateve për kandidatë të ndryshëm demokratë, tha se garuesit shpesh punojnë për të krijuar “momente të veçanta”, duke u përpjekur që të duken më origjinalë.

“Nga ana tjetër, janë momentet kur dritat e studios ndizen dhe të vjen një pyetje e vështirë në kohë reale, dhe ndodh të thuash diçka që mund të mos jetë aq elegante sa mendoje”, shprehet ai.

Schnure thotë se Trump do të shpallë fitoren sido të jetë rasti, por shton se performanca e Biden duhet të jetë e tillë që t’i frymëzojë votuesit kundër Trump që të dalin dhe të votojnë.

“Ai duhet t’u japë shpresë që në javën e parë të nëntorit, ata do të fitojnë”

Debati i parë presidencial mes dy garuesve u mbajt në Cleveland, Ohio.

 

Lexoni gjithashtu:

Kush është Donald Trump, nga bizneset miliardere tek drejtimi i Shtëpisë së Bardhë

Kush është Joe Biden, karriera politike nga senator i Delauerit deri në zëvendëspresident

Përballja Trump-Biden, debati i parë presidencial i mbushur me tension

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026