“Dëbime masive të emigrantëve”, Premtimi i Trump për haitianët që ‘hanë kafshë’

15 Shtator 2024 | 17:05

Donald Trump ka deklaruar se do të dëbojë në masë emigrantët në qytetin e vogël të Ohajos, që sipas tij është tronditur nga fluksi i haitianëve që po hanë kafshët e shtëpisë të banorëve vendas.

“Do të fillojmë me qytetin e Springfilldit, që është shkatërruar nga emigracioni”, ka deklaruar Trump.

Autoritetet vendore të qytetit thanë se pretendimet e pakonfirmuara të ish-presidentit për ngrënien e kafshëve shtëpiake ka tronditur komunitetin dhe ka çuar në mbylljen e shkollave si pasojë e kërcënimeve.

Lidhur me deklaratën e kandidatit republikan reagoi edhe presidenti Joe Biden, i cili i quajti të “gabuara” kritikat në dëm të haitianëve. “Këto që po bën ai duhet të marrin fund”, tha Biden duke iu referuar deklaratave të Trump.

Deklaratat për ngrënien e kafshëve, të cilat Trump i përsëriti në debatin e së martës me Kamala Harris, janë mohuar nga shefi i policisë dhe kryebashkiaku i Springfilldit, si dhe nga guvernatori i shtetit të Ohajos, Mike De Wine.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të premten në Los Anxheles, Trump u pyet nga gazetarët nëse kishte ndërmend ta vizitonte qytezën.

“Mund të them se ne do të bëjmë dëbime masive nga Springfilldi, shumë masive. Do t’i nxjerrim jashtë nga vendi këta njerëz, do t’i kthejmë në Venezuelë”, tha Trump.

Emigrantët në Springfilld janë kryesisht nga Haiti dhe kanë leje të ligjshme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara, në bazë të programit federal për haitianët.

Ende nuk dihet përse në deklaratën e tij Trump përmendi Venezuelën, por dyshohet se ai i referohet një fluksi të emigrantëve nga ky vend në qytetin Aurora të Kolorados.

“Dhe dëbimet do të fillojnë edhe atje nëse fitoj garën presidenciale të nëntorit”, shtoi Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026