Dedaj: Reagimi i Lamallarit ishe sikur mori çmimin “Nobel”
Gazetari Reldar Dedaj ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me moderatoren Greta Topjana, ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe emërimet e reja në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, të bëra këtë të enjte nga Kryeministri Edi Rama.
Duke folur për mënyrën sesi Rama menaxhon kabinetin dhe figurat drejtuese, Dedaj theksoi se problemi qëndron në modelin e ndërtuar nga vetë kryeministri dhe jo te individët.
“Modeli ekonomik që ka ngritur Edi Rama, të gjithë ata që mund ta konkurojnë janë të gjithë të nënshtruar tek ai, ashtu si janë ministrat. Është sistemi problem, jo individët. Ai çdo shashkë hedh, ata do merren. Mediat e trajtuan si masë shpirtërore, kjo është qesharake. Qeverisjes i mungon individualitet. Madje liderat populistë nuk pranojnë konkurrent. Si mund të konkurrohet kur ai dhunon përpara mediave dhe kolegëve të tyre ministrat e vetë. Ku ndodh kjo, në asnjë vend nuk ndodh kjo. Ja ku zotëria këtu Lamallari, reagon sikur kishte marrë çmimin Nobel.” – tha Dedaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë