Mandatimi i qeverisë së re, Rama mbërrin në Presidencë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth mesditës në Presidencë, aty ku u prit nga presidenti Bajram Begaj i cili si kreu i shtetit do të mandatojë Ramën si kryeministër.
Gazetarja Enkelejda Mema shpjegoi procedurën që ndiqet deri në dekretimin dhe më pas betimin e kabinetit Rama 4 në Presidencë.
“Është një bisedë që do zhvillohet mes Ramës dhe Begajt për t’u mandatuar ai si kryeministër i qeverisë së re. Më pas me mandatin e tij si kryeministër, Rama duhet ose të kthehet vetë në Presidencë ose me postë të dërgojë dekretet e ministrave të rinj. Me marrjen e këtyre dekreteve presidenti do marrë kohën e vet të bëjë verifikimin e pastërtisë së figurës për ministrat e propozuar. Pas verifikimit të figurës dekrete duhet të firmosen nga Begaj, nëse nuk ka kundërshtim dhe dërgohen në Parlament, javën e ardhme bëhet votimi i kabinetit të ri qeveritar, të cilët më pas do shkojnë në Presidencë dhe të kryejnë betimi me dorë në Kushtetutë”, tregoi gazetarja Mema.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama përdor ministren IA për të sulmuar opozitën: Diella pa Parlamentin e më tha…
- Kush ikën dhe kush vjen në qeverinë “Rama 4”
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 18:50 43 persona humbën jetën ngas shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre