Dedaj: Bundestagu ka informuar krerët e PD se Shqipëria do të bëhet pjesë e BE
Duke folur në emisionin Review, gazetari Reldar Dedaj deklaroi se është vendosur që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se ky vendim i është bërë i qartë edhe opozitës shqiptare.
Dedaj shtoi se informacioni, i cili sipas tij është i saktë dhe jo analizë, vjen nga Bundestagu gjerman.
“Në Bundestagun gjerman kam marrë një informacion që nuk është analizë, por i saktë. Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Nuk është për shkak të meritës së Shqipërisë, por për arsye gjeopolitike që kanë vendosur aleatët tanë. Ky informacion i është bërë i ditur Partisë Demokratike në Bundestag. Përfaqësuesit e PD kanë qenë të pranishëm, jo Berisha. Ky nuk është vetëm qëndrimi i Gjermanisë, por konsiderohet qëndrimi i gjithë Unionit Evropian. Në këtë kontekst, Partia Demokratike duhet të jetë konstruktive në raport me retorikën e saj”, tha gazetari.
Dedaj theksoi rëndësinë që PD të tregojë konstruktivitet në raport me retorikën politike në këtë fazë.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë