“Defender 25”, Ushtria amerikane e FSK forcojnë ndërveprimin e NATO-s

29 Maj 2025 | 20:49

Si pjesë e stërvitjes më të madhe vjetore të Ushtrisë së SHBA-së, Defender 25, rreth 180 pjesëtarë të Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Pensilvanisë janë vendosur në Kosovë për të marrë pjesë në komponentin “Reagimi i Menjëhershëm 25”, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Stërvitja, që zhvillohet nga 26 maji deri më 9 qershor, përfshin mbi 12,000 trupa nga SHBA-të dhe vendet aleate e partnere të NATO-s, në tetë shtete evropiane, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Sllovakinë.

Në Kosovë, Divizioni i 28-të i Këmbësorisë do të shërbejë si shtab i divizionit për një brigadë shumëkombëshe, në kuadër të stërvitjes që synon rritjen e gatishmërisë, demonstrimin e aftësisë për dislokim të shpejtë strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët e NATO-s.

Sipas Ambasadës Amerikane në Prishtinë, kjo stërvitje përkon me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së, e cila synon të zhvillohet në një forcë moderne, multi-etnike dhe e ndërveprueshme me NATO-n, nën kontroll civil.

Ushtarët amerikanë, së bashku me pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe të FSK-së, do të marrin pjesë më 3 qershor në një stërvitje të madhe në Zonën e Trajnimit të Babaj Bokes (BBTA).

“Defender 25”, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Evropën dhe Afrikën, përfshin mbi 20,000 trupa nga 29 vende, duke përdorur 14 porte ajrore nga SHBA për të vendosur më shumë se 3,000 njësi pajisjesh ushtarake në 18 vende pritëse.

Qëllimi i kësaj mega-stërvitjeje është të demonstrojë kapacitetin e ushtrisë amerikane për të dislokuar shpejt forca dhe pajisje nga SHBA në Evropë dhe për të realizuar operacione të shkallës së gjerë së bashku me aleatët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026