Dega e PD Durrës propozon Luan Hotin si kandidat në zgjedhje
Dega e Partisë Demokratike në Durrës propozoi Luan Hotin si kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Hoti konfirmon për Euronews Albania se dega ka votuar në shumice dërrmuese emrin e tij, për t’ia dërguar kryesisë së partisë Demokratike.
Sipas Hotit, ka pasur diskutime edhe për emra të tjerë përveç tij.
Ndërsa, dega e PD-së në Rrogozhinë ka propozuar Ferdinand Saraçin si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit. Këtë e konfirmoi vetë Saraçi në një komunikim me Euronews Albania.
Tashmë vendimi i takon Kryesisë së PD si dhe certifikimi Këshillit Kombëtar të PD.
Partia Demokratike por merr pjesë e ndarë në këto zgjedhje vendore, me grupimin e Berishës që do të kandidojë në koalicion me LSI-në dhe Partinë Demokristiane.
Në emër të këtij koalicioni të quajtur, “Shtëpia e Lirisë” do të garojnë kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që u votuan të dielën në primare.
Kandidat i këtij koalicioni për Durrësin do të jetë Ardian Muka.
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 14:19 Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK