Degët që rrezikojnë të mbyllen në Universitetin Bujqësor të Tiranës
Disa programe studimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës rrezikojnë të mbyllen, pasi nuk preferohen nga studentët.
“Programi inxhinieri agrare në profilet horti-kulturë që ka të bëjë me prodhimin e perimeve, pemëve frutore që është pjesa më dinamike e bujqësisë shqiptare, programi agronomisë, programi i zooteknisë dhe programi i mbrojtjes së bimëve. Më pak se 10 studentë. Nëse nuk plotësohen të paktën 10 studentë, këto vendosen në rrezik për të mos u hapur.
Menxhimi i burimeve natyrore, programi i arkitekturës peizazhit, pragrame të tjera siç janë vreshtarianologji në Fakultet të tjera, programe të fakulteteve të pyjeve përsëri kanë vështirësi për t’u hapur, pra vendosen në rrezik disa programme që janë të lidhura drejtëpërdrejtë me sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë dhe me mundësi punësimi”, u shpreh Endrit Kullaj, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Një sërë faktorësh kanë ndikuar që Universiteti i Bujqësorit të pësojë tkurrje.
“Prirjen për të studiuar jashtë, prirjen drejt degëve të tjera të cilat për fat të keq kuotat e të cilave janë rritur shumë në këto vite dhe për mendimin tonë pa një studim të mirëfilltë siç janë infermieri. Rritja e kostos së jetesës që një familje duhet të përballojë për të sjellë një për të studiuar në Tiranë ose në Universitetin Bujqësor. Në përgjithësi këto kanë ndikuar dhe kanë çuar në një zvogëlim çdo vit të numrit të studentëve”, theksoi Kullaj.
Maturantët kanë edhe një mundësi aplikimi në raundin e tretë që fillon nga data 19 tetor deri më 21 tetor.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus