Dëgjimi nga kufjet, veç nivelit të lartë dëmton dhe ekspozimi për një kohë të gjatë

1 Qershor 2023 | 15:58

Përdorimi për kohë të gjatë i kufjeve me muzikë të moderuar apo edhe i videolojrave mund të çojë në dëmtimin e dëgjimit të fëmijëve. Mjekët otorinolaringolog, thonë se çdo ditë në poliklinika paraqiten fëmijë me problematika të dëgjimit.

 ‘Rastet nuk janë të shumta, janë të pakta, por megjithatë kemi pasur raste ku tek fëmijët, kemi pasur një dëmtim të nervit të dëgjimit”- tha Anjeza Kuçi, ortorino-laringologe.

Ekspertët shëndetësorë besojnë se edhe zhurma e moderuar që vjen nga kufjet për një periudhë të gjatë kohore mund të ndikojë në dëmtimin e dëgjimit. Pra, nuk ka të bëjë vetëm me zhurmën e madhe, por edhe për sa kohë jeni të ekspozuar ndaj zërit.

“Përveçse jep një dëmtim të nervit të dëgjimit, që mund të jetë kronikë. Nëse volumi përdoret për një kohë të gjatë me zë të lartë atëherë, krijohen probleme kronike dhe dëmtimi mund të jetë i parikthyeshëm”- shtoi ajo.

Sipas ekspertëve, niveli i zhurmës që na lejohet të ekspozohemi është 85 decibel dhe jo më shumë se 8 orë në ditë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026