Degradimi i Vilës së Zogut, thirrje shtetit ta kthejë në monument kulture

27 Prill 2022 | 15:58

Në pikën më të lartë të qytetit të Durrësit, në majën e kodrës mbi Kala, qëndron prej gati 90 vjetësh një godinë e madhe që durrsakët i thonë Vila e Zogut.

Historia e vilës mbretërore nis në vitin e largët 1925, por sipas studiuesit Dorian Hatibi origjina e saj mbetet mister.

“Ka një origjinë pak a shumë misterioze, sepse kemi shumë pak dokumente që na dëshmojnë origjinën e vilës”, thotë studiuesi Dorian Hatibi.

Godina ka qenë dikur vila rezidenciale që ka pritur figura të rëndësishme botërore.

“Vila nuk do të përdorej për shumë kohë nga mbreti Zog, pasi qyteti i Durrësit do të pushtohej nga italianët dhe gjatë kohës së luftës së dytë botërore Vila përdoret nga oficerët e lartë gjermanë si rezidencë. Është shumë interesante të kujtojmë se në këtë vilë ka qëndruar gjatë vizitës së tij në Shqipëri Nikita Hrushov, princi i Kamboxhias bashkë me princeshën e tij dhe në vitin 1993 ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter”, tregon studiuesi.

Pas kësaj epoke të lavdishme, viti 97’ ishte koha kur vila nisi të degradohej. Sot ajo qëndron e kyçur.

“Unë mendoj që këtu duhet të bëhet aktor i fuqishëm bashkia, në rastin më të mirë, ose pushteti qendror, sepse sado që të investohet privati, çfarëdolloj privati qoftë, qoftë bankë apo individ, në çdo rast do ta kenë të vështirë që t’i japin atë sharm që vila ka pasur”, thotë arkitekti Indrit Hamiti.

Ai apelon që kjo godinë të përfshihet në programet për rikuperimin e trashëgimisë kulturore në Durrës.

“Tërmeti shërbeu në njëfarë mënyre edhe si një incentivues për lobimin dhe sjelljen e fondeve për rikuperimin e trashëgimisë kulturore në Durrës. Në këtë sens do të bëja apel që Vila e Zogut të bëhej pjesë e këtyre programeve”, shprehet studiuesi Hamiti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026