“Deklarata e Dumanit në Shkodër trembi shumë njerëz”, Vangjeli: E dinë që…
Gazetarin Lorenc Vangjeli komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me besueshmërinë e qytetarëve të institucionet ku rezultoi se qytetarët vazhdojnë të kenë besim të shtuar te SPAK.
Sipas tij, deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Shkodër pak kohë më parë, se do thyejnë tabunë e pandëshkueshmërisë, ka trembur shumë njerëz se herët a vonë do trokasin në dyert e prokurorisë së posaçme.
“Kur Dumani tha në Shkodër që pas 5 vjetësh duhet të thyejmë tabunë e pandëshkueshmërisë, sot kjo tabu është thyer. Sot ne kuptojmë që të gjithë janë të prekur dhe është kryer gjysma e punës. Edhe ata që e i kanë bërë dhe e dinë që e kanë bërë, edhe ata që e kanë bërë dhe s’e di askush çfarë kanë bërë kanë njëlloj frikë, se mendojnë që herët a vonë, më mirë do ishte herët se sa vonë, e dinë që do trokasin atje”, tha Vangjeli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vazhdon rritja e besimit dhe vlerësimit te SPAK
- SPAK kërkon që Jamarbër Malltezi të kthehet në burg, kur pritet të mbahet seanca
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 21:05 “Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
- 20:58 Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
- 20:54 “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…
- 20:42 U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 20:35 Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
- 20:33 Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%