Deklarata e fortë e kryeministres finlandeze: Evropa do të ishte në telashe pa SHBA

3 Dhjetor 2022 | 09:27

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se Evropa nuk është e fortë për t’i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës vetë dhe i është dashur të ketë mbështetjen e SHBA-së.

Gjatë një vizite në Australi, ajo nënvizoi se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet, shkruan BBC.

“Duhet të jem shumë e sinqertë me ju, Europa nuk është mjaft e fortë tani. Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”, u shpreh kryeministrja e finlandeze.

SHBA është deri tani ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Që nga fillimi i luftës në shkurt, ajo ka dhënë 18.6 miliardë dollarë (17.7 miliardë euro; 15.2 miliardë £) në mbështetje, njoftoi muajin e kaluar Dhoma e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar.

Donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, thotë Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026