Deklarata e Kim nga Shkodra për Berishën? Vjen reagimi i Ilir Metës

7 Prill 2023 | 12:00

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit që zhvilloi këtë të premte në selinë blu me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Meta tha se kandidatët për kryetarë bashkie të dalë nga opozita janë të zgjedhur përmes një procesi legjitim dhe demokratik, kur u pyet në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim në Shkodër për Berishën.

“Kandidatët nga opozita janë zgjedhur përmes procesit më legjitim më demokratik që ka njohur historia jonë e re e demokracisë. Përfaqësojnë vlerat e qytetarisë dhe  vizionin e qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euroatlantike të Shqipërisë, ndaj dhe do të fitojmë. Koalicioni jonë do të vendos llogaridhënien. Do të rikthejmë transparencën dhe interesin publik. Në 4 vite në Tiranë janë firmosur nga Këshilli i Bashkisë 1.4 miliardë euro. Nëse do të ishin investuar në kryeqytet do Tirana do të ishte ndryshe”- tha ai.

Meta komentoi dhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave duke thënë se qytetarët tashmë janë mësuar me mashtrimet e kreut të qeverisë Edi Rama. Sipas tij ky i fundit kujtohet për qytetarët vetëm në prag fushate.

“Qytetarët janë mësuat me mashtrimet e përsëritura të Edi Ramës. Ramsa kujtohet për qytetarët pak javë para zgjedhjeve.  Nuk mund të harrojnë se përgjegjës për shtrenjtimin e  kostos së jetesës është Edi Rama.  Zgjidhja është modeli që ofrojmë ne m dhe kandidatët tanë të shkëlqyer.  Në Shkodër do dalim 5 me zero. Opozita synon por një fitore në të gjithë qytetet e vendit. Do të ketë shumicën dërmuese në këshillat bashkiakë”- shtoi ai.

I pyetur se a do të ketë takime të përbashkëta me Berishën në fushatë, kreu i PL u përgjigj:

Jemi në shërbim të kandidatëve ta janë  zgjedhur përmes procesit legjitim, janë kandidatë supereiore në raport me kandidatët e palës së tjetër.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026