BE i reagon Bardhit: S’kemi diskutuar për Avokatin e Popullit

21 Shtator 2023 | 11:10

Delegacioni i BE-së ka reaguar par Euronews Albania në lidhje me deklaratat e Gazment Bardhit për konsultime me SHBA dhe BE për letrën e dërguar kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Delegacioni i BE, nënvizon se nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë aktor politik në opozitë për çështjet e Avokatit të Popullit dhe Reformën Zgjedhore.

Megjithatë BE nënvizon se mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet për finalizimin e dy çështjeve të sipërpërmendura ga Kuvendi i Shqipërisë.

“Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti. Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në reagimin e BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026