Deklaratat e Metës dhe Berishës për dosjen e ish-Sigurimit | 5 ngjarje kryesore
- Berisha tregoi emrin e I.M-së në dosjen e Sigurimit, përgjigjet Meta
Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur në lidhje me përfshirjen e tij si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, pasi kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se personi me inciale I.M i përmendur në dosje, është Ilir Murati.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Autoriteti i Dosjeve është konfirmuar si një institucion i manipulimit kriminal të dosjeve.
Lexoni për më shumë: Berisha tregoi emrin e I.M-së në dosjen e Sigurimit, përgjigjet Meta

- ‘S’ka lidhje me Ilir Metën’, Berisha tregon cili është personi me inicialet I.M
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka keqpërdorur Shërbimin Informativ dhe Autoritetin e Dosjeve, për të sulmuar ish-presidentin Ilir Meta.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se personi me inicialet I.M, për të cilin i është dërguar një e-mail Autoritetit të Dosjeve, me pretendimin se ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit, është Ilir Murati.
Lexoni për më shumë: ‘S’ka lidhje me Ilir Metën’, Berisha tregon cili është personi me inicialet I.M

- 30 mijë lekë për 1 hektar grurë, vendimi i ri për subvencionimin e fermerëve
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca njoftoi se çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja.
Po ashtu, Krifca tha se në mbledhjen e qeverisë u mor vendimi që të shtohet buxheti me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.
Lexoni për më shumë: 30 mijë lekë për 1 hektar grurë, vendimi i ri për subvencionimin e fermerëve

- PS nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit
Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë ligjore për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Një ditë më parë, Partia e Lirisë i kërkoi Kryetares së Kuvendit informim mbi përmbajtjen e dokumenteve që Autoriteti i Dosjeve ka dorëzuar në Parlament për ish-Presidentin Ilir Meta.
Sipas dokumenteve të Autoritetit, emri i ish-Presidentit rezulton në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor.

- Njihen pensionet me Italinë, përfitimet nga viti 2023
Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve.
Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes.
Lexoni për më shumë: Njihen pensionet me Italinë, përfitimet nga viti 2023

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij