Deklaratat e Ramës për Kosovën, gazetarja: Ndër më të fortat e të rrallat që ka bërë
Gazetarja Alba Kepi komentoi deklaratat e Edi Ramës për Kosovën, në një intervistë për Euronews Albania.
Sipas saj, deklaratat e tij të fundit janë ndër më të fortat dhe të rrallat që ka bërë.
“Rama nuk linjëzohet me deklaratën e fundit të Bashkimit Europian, kërkon një deklaratë të dytë nga BE-ja, pikërisht për t’i dhënë emrin që i takon, sulmit që ka bërë Serbia në veri të Kosovës dhe kjo është një nga deklaratat, ndoshta më të rralla dhe më të forta që ka bërë Rama deri më sot në mbrojtje të Kosovës, duke thënë se ai sulm që ka ndodhur në Serbi duhet të marrë emrin që duhet nga institucionet europiane dhe ka kërkuar instrumente të forta të Atlantikut Verior që të angazhohen dhe të kuptojnë se ndaj një qasje të tillë që Serbia ka bërë, duke shpallur dhe ditë zie një akt të tillë, është i dënueshëm,” – u shpreh Kepi.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Shqipëria nuk ka dalë në mbështetje të deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi, të bërë nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrel më 19 shtator. Kjo është hera e parë që Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin