Deklaratat e Vuçiç, Bajrami: Kujdes! Janë përgatitur në kokën e Putinit

21 Nëntor 2023 | 20:16

Analisti Asllan Bajrami është shprehur se Serbia vepron me urdhër të Rusisë, në misionin e saj për destabilizimin e rajonit.

Komentet Bajrami i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se deklarata e fundit e presidentit Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me shefin e NATO-s, Stoltenberg, ku tha se ‘nuk ka punë askush me dislokimin e ushtrisë serbe’, është e përgatitur nga Vladimir Putin.

Ai shtoi se shtetet e rajonit duhet të bashkohen për t’ju kundërvënë kërcënimeve serbe për destabilizimin e rajonit.

“Serbia është edhe nën diktatin e Rusisë. Duhet ta shohim edhe në këtë plan gjithë gjithë sjelljen e shtetit serb, kur krizat kanë precipituar në botë. Nëse Serbia merr një urdhër nga Putini, ajo do të veprojë.

Po ta dëgjoni me vëmendje deklaratën e Vuçiç në konferencën me Stoltenberg, ku tha se nuk është punë e askujt ku dislokohet ushtria serbe dhe ku ajo bën stërvitje. Bashkësie ndërkombëtare heziton të ndërmarrë masa më konkrete ndaj Serbisë. Serbia mund të jetë shkaktare e një konflikti në Ballkan.

Deklarata ka qenë e folur nga goja e Vuçiçit, por ka qenë e përgatitur në mendjen dhe kokën e Putinit. Këtë lloj fjalie që ka thënë Vuçiç sot, duhet marrë seriozisht dhe Kosova, shtetet e rajonit duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’ju kundërvënë këtyre kërcënimeve që bën shteti serb në drejtim të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Bajrami.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-99 në...
11:31 | 03/07/2026

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026