Dekretimi i ministrave, Andi Bushati: Meta më i fortë se dy vite më parë në raport me Ramën
Analisti Andi Bushati është i mendimit se Presidenti Ilir Meta është më i fortë sot se dy vite më parë në raport me qeverinë për sa i përket çështjes së emërimeve.
Në emisionin “Shock” në Euronews Albania, me Bruna Çifligun dhe Baton Haxhiun, Bushati iu referua vendimit të Gjykatës Kushtetuese me çështjen “Caka” dhe tha se “Presidenti sot ka shumë më kompetenca në emërimin e ministrave”.
“Nëse mbani mend në rastin e sherrit të madh të Gent Cakës, se a ka të drejtë Meta ta debatojë apo jo, opinioni u nda në dy palë, një që thoshte Presidenti është thjesht noter, dhe një tjetër që thoshte se ai duhet të shërbejë si filtër bashkë me parlamentin dhe Kryeministrin, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dha prioritet kësaj të dytës,” – analizoi Bushati.
“Nuk është çudi, që të presim ndonjë çudi nga Meta,” – vijoi Bushati.
Sidoqoftë analisti i njohur politik vijoi duke kujtuar se nga ana morale Meta nuk duhet të jetë në këtë diskutim për sa kohë theksoi para zgjedhjeve se “nuk do ta firmosë një mandat të tretë për Ramën”.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit