Del në shitje makina e Jordan/ U ble në 1991 nga kampioni i NBA, sa janë ofertat

5 Janar 2024 | 19:16

Të gjithë do të dëshironin të kishin të tyren një makinë e cila është përdorur nga idhulli i tyre, dhe në këtë rast, tifozët e Majkëll Xhordan mund ta arrijnë dicka të tillë. Kjo pasi mjeti tip BMW i përdorur nga vetë ylli i basketbollit do të dalë në shitje në ankand.

Konkretisht bëhet fjalë për makinën të cilën Jordan e mori në vitin 1991, periudhë ku u shpall kampion për herë të parë në NBA me Chicago Bulls.

Ajo gjithashtu shenjon makinën e parë që do të pasonte një garazh të gjithin me mjete luksoze të yllit të koshit. BMW-ja e Jordan do të shitet në ankand, ndërsa afati i fundit i ofertave është 8 janari. Shuma minimale që do të ofrohet është 70 mijë dollarë, por që natyrisht do të rritet me disa fish, për të gjithë sportdashësit që dëshirojnë ta bëjnë të tyren.

48 mijë km ka mjeti në fjalë, por natyrisht është modifikuar ndër vite. BMË 850i ka një motor V12 300 kuaj fuqi me 6 marrshe dhe goma të reja në madhësi 17 polshe. Blerësi i saj, krahas marrjes së automjetit do të përfitojë dhe dokumentet e firmosura nga vetë legjenda e basketbollit. Kujtojmë se vite më parë Jordan arriti të shiste dhe fanellën e tij në nëj vlerë rekord.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e...
18:39 | 04/07/2026

Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus

Mali Erebus është vullkani më jugor aktiv në Tokë, i vendosur në Ishullin Ross në Detin Ross, rreth 1,350 kilometra nga Poli Jugor Gjeografik. Ai...
18:37 | 04/07/2026

“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën

Deri pak muaj më parë, emri i Princeshës Maria Carolina të Siçilive Burbon-Dy ishte i njohur kryesisht në qarqet aristokratike evropiane, botën e modës dhe...
17:33 | 04/07/2026