Del video e re, rrëzimi i avionit të Air India u filmua nga një kamera sigurie
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video të re nga momenti i rrëzimit të avionit të kompanisë Air India, e cila është kapur nga një kamera sigurie.
Pamjet janë regjistruar më 12 qershor, në orën 13:38 me orën lokale, dhe tregojnë avionin e fluturimit Air India 171 teksa merr hov për t’u ngritur në pistën e aeroportit të Ahmedabadit.
Fillimisht gjithçka duket normale, por pak sekonda pas ngritjes, avioni duket se humbet fuqinë dhe fillon të bjerë me shpejtësi, derisa përplaset mbi disa banesa pranë aeroportit. E gjithë ngjarja ndodh për më pak se një minutë.
Kapiteni i fluturimit, Sumit Sambhaval, i cili kishte mbi 8,200 orë eksperiencë në fluturim, paralajmëroi se avioni po humbte fuqi dhe nuk mund të ngrihej më lart, duke lëshuar mesazhin emergjent.
“Mayday (sinjal rreziku)! Nuk ka shtytje, po humbim fuqi, nuk mund të ngrihemi më lart.”
Pas këtij komunikimi, kontrolli i trafikut ajror nuk mori asnjë mesazh tjetër.
Nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën më shumë se 300 persona, ndërsa në bord ndodheshin 242 vetë, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Viktima janë raportuar edhe në mesin e banorëve të një konvikti studentor pranë zonës së përplasjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit me 242 persona në bord, dyshimet e ekspertëve
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit