English

Dele Alli nis provën tek ekipi i Serisë A, britaniku thirret nga trajneri Fabregas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Karriera e tij ka qenë ndër më të çuditshmet, me ulje e ngritje, dhe madje duke u cilësuar ndër talentet e mëdhenj të futbollit britanik. Bëhet fjalë për Dele Alli, i cili synon t’i rikthehet normalitetit. 28-vjeçari do të jetë në provë te ekipi i Comos për disa ditë, dhe më pas do të jetë trajneri Fabregas që do të marrë vendimin për të. Shkurt 2023 ishte hera e fundit që mesfushori me tipare sulmuese luante një ndeshje futbolli, asokohe ishte pjesë e Besiktas në formë huazimi.

- Advertisement -

Që prej atij momenti, karriera e tij ishte thuajse drejt fundit, me afro dy vjet pa luajtur, ndërsa prova te Como është një shans i artë për të. Sipas asaj që mediat italiane kanë raportuar, Alli ka mbërritur në ambientet e klubit dhe ka nisur periudhën e provës, edhe pse trajneri Fabregas nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Aktualisht, Como renditet i 16-ti në kampionatin italian, një pikë larg zonës së ftohtë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?