Delegacioni i BE-së shpërndan takimin e Gonazatos me Kryetarin e GJKKO Erion Bani

15 Maj 2026 | 12:46

Godina e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është rikonstruktuar së fundmi për të përmbushur standardet më të larta të Bashkimit Europian, ndërsa financimi i projektit është mbështetur nga BE.

Gjatë një vizite në ambientet e rikonstruktuara të GJKKO-së, u bë e ditur se 80% e kostos së investimit është mbuluar përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në takimin e zhvilluar me këtë rast, Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, diskutuan mbi rolin e Gjykatës në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve të larta në vendimmarrje.

Ambasadori Gonzato theksoi se përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetet prioritet në të gjithë Shqipërinë, me qëllim garantimin e sigurisë, transparencës dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi.

Sipas përfaqësuesve të BE-së, investime të tilla synojnë të mbështesin më tej konsolidimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e institucioneve të pavarura në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026