Demokracia e Re fitore historike në Greqi, por nuk e formon dot e vetme qeverinë

22 Maj 2023 | 09:20

Partia në pushtet “Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e së dielës.  Në zgjedhje morën pjesë 59,69% e votuesve. Fitorja e Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare merr përmasa historike duke marrë mbi 40% te  votave kundrejt 20% të SYRIZA-s. Rritje të ndjeshme shënoi PASOK, i cili ka arritur të marrë mbi 11.%.

Edhe pse ka arritur një fitore te madhe, Demokracia e Re nuk ka arritur të sigurojë shumicën e mjaftueshme të vendeve në parlament për të formuar qeverinë.

Ministria e Brendshme e Greqisë parashikoi se Demokracia e Re mund të marrë 145 vende në parlamentin me 300 anëtarë, gjashtë më pak se shumica e kërkuar për të formuar e vetme qeverinë.

Kjo do të thotë se Mitsotakis duhet të kërkojë një partner koalicioni nga një parti e vogël, ose ndryshe të shkojë në një raund tjetër zgjedhor.

Mitsotakis la të kuptohet të dielën në mbrëmje se ai do të kërkojë të shkojë në një raund tjetër zgjedhjesh, në përpjekje për ta përforcuar këtë fitore dhe për të qeverisur pa patur nevojë për koalicion.

“Pa dyshim që tërmeti politik që u shënua sot kërkon nga ne të përshpejtojmë procesin për zgjidhjen përfundimtare lidhur me krijimin e qeverisë, që vendi ynë të ketë sa më parë të jetë e mundur një njeri me përvojë në krye të tij”, tha zoti Mitsotakis.

Votimi i ri ka të ngjarë të bëhet nga fundi i qershorit ose në fillim të korrikut sipas një ligji të ri zgjedhor, i cili i jep partisë fituese vende shtesë bonus në parlament, duke e bërë më të lehtë qeverisjen e vetme.

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis. “Betejat kanë humbje dhe fitime. Nuk kemi kohë. Duhet të bëjmë ndryshimet e duhura, të japim veten tonë më të mirë në raundin e dytë që do të jetë vërtet përfundimtar për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Tsipras. Edhe kreu i Pasok ka uruar kryeministrin Mitsotakis për fitoren e zgjedhjeve të së dielës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026