“Demokrat nuk të bën vula” – Basha zbulon vendimin pas mbledhjes
Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me kryesinë dhe strukturat, se nuk kanë mundur të dalin me një vendim për hapin që do të marrin pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën Berishës.
Basha u shpreh se do të vazhdojnë bashkëbisedimin me demokratët për një vendimmarrje të mëtejshme.
“Dëgjuam me vëmendje kryesinë dhe kolegjin e kryetarëve, ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk kemi shteruar gjithçka, një gjë është e sigurt që demokrat nuk të bën vula, por parimet.
Ajo që na lidh është bindja me shqiptarët se ata meritojnë fundin e ciklit të dhimbshëm të tranzicionit. Si demokratë marrim përgjegjësitë tona. Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë bashkëbisedimin me shqiptarët dhe demokratët. Ajo që kemi vendosur është që mos lëmë askënd pa marrë me vete në këtë vendimmarrje. Kjo betejë nuk ka qenë kurrë për vulë e për karrige. Ne do të gjejmë rrugën më të mirë. Duket qartë se është përvijuar koalicion antivlerash në horizont dhe ka alibi për të mbajtur Ramën në pushtet”, tha Basha.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë