Dëmtimi i urës në Shkodër izolon mijëra banorë, fëmijët rrezikojnë shkollën

5 Dhjetor 2025 | 21:07

Ura që lidh fshatrat Bleran dhe Bardhaj me njësinë administrative Rethina në Shkodër është dëmtuar rëndë prej disa ditësh, duke lënë të izoluar mijëra banorë të zonës. Mbi 150 fëmijë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë, ndërsa komuniteti përballet çdo ditë me vështirësi të mëdha në lëvizje.

Moti i keq i ditëve të fundit ka përkeqësuar gjendjen e urës, duke e bërë të pasigurt dhe të pakalueshme për mjetet. Autoritetet kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut të shembjes së plotë të strukturës, ndërsa banorët detyrohen të ecin në këmbë për të shkuar në shkollë, në qendrën shëndetësore, apo për të marrë ushqimet e nevojshme.

Banorët shprehen se ndihen të braktisur dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi ura është jetike për zonën.

Ura lidh tre lagje me njësinë administrative Rethina. Në fshatrat Bardhaj dhe Bleran jetojnë mijëra banorë, të cilët thonë se pavarësisht ankesave të përsëritura, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet për zgjidhjen e situatës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026