Dëmtohet argjinatura e Zaranikës, banorët: ky problem ndodh sa herë bie shi
Reshjet e ditëve te fundit kanë rikthyer frikën dhe shqetësimin tek banorët e Zaranikës, në Elbasan. Kjo pasi një pjesë e argjinaturës se këtij përroi, është dëmtuar.
“Ja shihe gjendjen si është këtu, Zaranika ja, do mbyt qytetin të gjithë kjo. Lagjen këtu me 200 e ca familje.”- thotë qytetari.
“Të gjithë po flenë me roje këtu”- shton një tjetër.
“Na ikën ura në bllokohemi fare këtu, duhet vënë dorë urgjentisht”- shprehet zonja.
Nuk është hera e parë që banorët përballen me të tillë problem. Një dëmtim i tillë rrezikon që të çajë shtratin e përroit duke rrezikuar banesat përreth.
“Është shumë problem vëlla me thënë të drejtën, kemi gjithë këto vite, kemi pasur shqetësime”- thotë banori.
“Duhet të ndërhyjë shteti, bashkia, kush e ka në dorë, është shumë e panevojshme”- nënvizon një tjetër.
“Na shqetëson shumë, përderisa nuk është përfunduar tamam, normal, ja ajo nëse do lihet ashtu do fillojë të hajë, akoma të zërë pallatin”
“Thirrja ime e vetme është kjo, t’i bëjnë tamam, t’i rregullojnë siç duhet që edhe ne mos të rrezikohemi.”- shprehet qytetari.
Përroi i Zaranikës është një nga shqetësimet më kryesore në çdo sezon shirash, jo vetëm për banorët që jetojnë përgjatë tij por për të gjithë qytetin.
Banorët thonë që e vetmja zgjidhje është ndërhyrja e plotë në të gjithë shtratin e këtij përroi. Or kjo gjë kërkon fonde, të cilat Bashkia e Elbasanit nuk i ka ne dispozicion. Në këto kushte banorëve u mbetet vetëm të shpresojnë për mot me sa më pak reshje.
LEXONI GJITHASHTU:
- 300 ha tokë nën ujë nga reshjet në qarkun e Shkodrës, nuk ka përmbytje të banesave
- Rikthehet frika e përmbytjeve, 400 ha tokë nën ujë nga reshjet në qarkun e Shkodrës
- Reshjet e shiut, Ulliri: Kërkesat tona për pastrimin e kanaleve u injoruan
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë