Dëmtohet linja elektrike në Elbasan, reshjet rrëzojnë inertet në rrugë

4 Nëntor 2023 | 10:35

Moti i keq në 24 orët e fundit, i shoqëruar me stuhi dhe erëra të forta ka shkaktuar dëme në linjën elektrike disa zona të qarkut Elbasan.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se  pa energji ka mbetur qyteti i Peqinit, Njësia Administrative Labinot Mal dhe Funare, në Bashkia Elbasan, Njësia Administrative Shales e Mollas në Bashkinë Cërrik, Njësia Administrative Orenje e Stebleve  në Bashkinë Librazhd dhe Njësia Administrative Porocan në bashkinë Gramsh.

Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike, nga ekipet e OSHE-së.

Ndërkohë për shkak të intensitetit të lartë reshjeve akset rrugore Elbasan-Qafë Thane, Gramsh-Moglice, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve kane pasur rënie inertesh e guresh.

Disa akse rurale të bashkisë Librazhd dhe të bashkisë Gramsh e Cërrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujërave në rrugë.

Ekipet e emergjencave bëjnë me dije gjithashtu se prurjet e lumenjve e përrenjve janë në nivel mesatar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026