English

Dënimi që pritet për Man City-n, eksperti paralajmëron: Do t’i ulen 60-100 pikë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çështje ditësh mbetet momenti deri kur Manchester City të njohë verdiktin e gjykatës, i cili do të vendosë fatin e kampionëve në fuqi të Anglisë, mbi të cilët rëndojnë më tepër se 115 akuza.

- Advertisement -

Skuadra që aktualisht udhëhiqet nga Pep Guardiola në më tepër se 1 dekadë ka kryer shkelje të ndryshme kryesisht në aspektin financiar, falsifikime dokumentesh, por dhe parregullsi në nënshkrimin me lojtarët e mitur, të cilat janë vetëm një pjesë e asaj çka janë përdorur kundër tyre në gjykatë.

Kur duhen disa ditë nga marrja e vendimit, pasi kujtojmë se para pak kohësh u mbajt seanca gjyqësore, eksperti i financave Kieran Maguire ka analizuar çështjen, duke treguar se çfarë i pret “qytetarët”. Sipas tij ndëshkimi do të jetë i ashpër, ndërsa krahas gjobës që do të jetë e majme, “the cityzens” do t’u hiqen 60-100 pikë në klasifikim, e thënë ndryshe pritet që menjëherë të rrëzohen nga kategoria.

Gjoba dhe heqja e pikëve janë diçka më se e sigurt, por nuk përjashtohet dhe ndonjë masë tjetër ndëshkuese ndaj Manchester Cityt, pasi hetuesit prej kohësh kanë shqyrtuar çështjen. Kujtojmë që forma që ekipi po kalon këtë vit është totalisht e kundërt nga vitet e fundit, duke dhënë idenë se i paraprin dënimit të gjykatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?