50 vjet burg për babë e bir, vranë dhe groposën 23-vjeçaren në Malin me Gropa

17 Shkurt 2022 | 11:44

Gjykata ka dënuar me nga 25 vjet burg Faik dhe Shkëlzen Buci, babë e bir për vrasjen e Eglantina Bucit në 2012.

Vrasja u zbulua pas riaktivizimit të hetimeve në vitin 2017 ndërsa trupi i Eglantina Bucit ishte gjetur i groposur pas malit të Dajtit në vitin 2012.

Eglantina Buci në atë kohë 23 vjeçe, është ekzekutuar me një plumb në kokë dhe më pas është groposur. Ajo qe shpallur e zhdukur nga autoritetet.

Shkaqet që çuan babain dhe vëllain e saj të ndërmerrnin aktin e rëndë ka qenë mosdakordësia për vendimin për të bashkëjetuar me të dashurin e saj.

Shkëlzen Buci është arrestuar më herët si vrasës me pagesë për një ngjarje në vitin 2017 në Tiranë ku kundrejt 80 mijë eurove kishte rënë dakord të ekzekutonte një person.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026