Dënohet me burg shqiptari që gjuajti me armë në protestën në Shkup

20 Korrik 2022 | 20:55

Isuf Koka, biznesmeni shqiptar i cili në protestat e 6 korrikut në Shkup qëlloi me armë, është dënuar me 4 muaj burg.

Gjykata Penale e Shkupit njofton se Isuf Kokës i është caktuar edhe arresti shtëpiak deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Ai akuzohet për “nxitje e rrezikim të përgjithshëm ndaj qytetarëve”. Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, si një formë paralajmërimi për protestuesit maqedonas, të cilët qëllonin me gurë dhe sende të forta bizneset në qendër të Shkupit.

Babai i tij, disa ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se djali i tij ka mbrojtur biznesin e tij në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pasi protestuesit do e dëmtonin atë.

Ndërsa, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski vlerësoi se Koka ishte porositur për ta eliminuar atë, gjë që edhe policia por edhe babai i Kokës e refuzoi në mënyrë kategorike.

Për këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili ka përgenjështruar   kreun e opozitës, Hristijan Mickovski në lidhje me akuzat.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026