Dënohet për herë të parë në Bosnjë një person për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, në një vendim të shkallës së parë, Vojin Pavloviçin kryetarin e Shoqatës proruse Alternativa Lindore e Republikës Sërpska, për mohimin dhe lartësimin e gjenocidit në Srebrenicë, si dhe për lavdërimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.
Gjyqtari, në vendimin e tij, tha se ky është një moment historik për praktikën gjyqësore në Bosnje e Hercegovinë dhe u bëri thirrje prokurorive t’i ndjekin penalisht rastet e tilla.
“Gjykata po dërgon një mesazh të qartë se vendimet për gjenocidin dhe krimet e luftës janë fakte të vërtetuara gjyqësisht, jo vetëm nga Gjykata e Hagës, por edhe nga gjykatat në Bosnje e Hercegovinë”, tha gjyqtari Goran Radeviq, duke shtuar se veprimet e Pavloviqit nuk përbënin shprehje të opinionit politik në kuadër të lirisë së fjalës, por “mohim të ashpër të gjenocidit”.
Pavloviq u dënua sepse më 10 mars 2023, në një kryqëzim në Bratunac, kishte vendosur një pankartë me fotografinë e Ratko Mlladiçit, ish-komandantit të ushtrisë së RS-së i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.
Pankarta mbante mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen, rrofshi me shëndet”.
Në aktgjykim thuhet se Pavloviç, në cilësinë e kryetarit të Alternativës Lindore, ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se me këtë veprim ka madhëruar Ratko Mlladiçin.
Ai gjithashtu është shpallur fajtor për miratimin dhe përpjekjen për të justifikuar gjenocidin në Srebrenicë përmes organizimit të një tubimi në Bratunac më 11 korrik 2023, për të cilin kishte përgatitur postera me mbishkrimin: “11 Korriku – Dita e Çlirimit të Srebrenicës. Faleminderit Ushtrisë së Republikës Sërpska”.
Këta postera u ngjitën në zona të ndryshme të komunës së Bratunacit, vetëm disa kilometra larg Srebrenicës.
Pavloviq dhe avokati i tij nuk morën pjesë në shpalljen e vendimit, edhe pse në seancat e para ai ishte deklaruar i pafajshëm.
Ky është vendimi i parë i këtij lloji në Bosnje e Hercegovinë.
Si mbrojtja ashtu edhe Prokuroria e Shtetit mund të parashtrojnë ankesë ndaj vendimit.
Ish-Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, kishte vendosur në korrik të vitit 2021, përmes të ashtuquajturave “kompetenca të Bonit”, ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, përmes të cilave ndalohen dhe ndëshkohen mohimi i gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, si dhe lartësimi i kriminelëve të luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën