Denoncimet e Kryemadhit për inceneratorët, Ibrahimaj: Asnjë nuk është e re

6 Korrik 2022 | 14:40

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shprehur se deklarata e Monika Kryemadhit për inceneratorët nuk kanë asnjë të re dhe vijnë pikërisht në prag të protestës.

Ajo tha se asgjë nga faktet e dala, të denoncuara nga LSI, nuk është e re dhe se administrata tatimore i ka referuar ato më herët në Prokurori.

“Zhurma e madhe e ditëve të fundit e krijuar në kuadër të një lufte, në vigjilje të një proteste të lajmëruar, e cila nxit zhvillimin e një revolucioni imagjinar. Asgjë nga faktet e nxjerra ditët e fundit nuk është e re. Te gjitha faktet lidhen me procese të kryera vite më parë nga Administrata Tatimore”, u shpreh ministrja.

Në dhjetor 2018 Administrata Tatimore ka referuar pranë Prokurorisë një skemë mashtrimi që lidhej me pastrim parash, janë referuar 20 subjekte për të cilat bashkë me to 24 individë përgjegjës për krijimin e këtyre skemave të mashtrimit. Kjo ka nisur nga një punë disa mujore e Hetimit Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve. Konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së”, u shpreh ministrja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026