Denoncimi i gazetarit për festivalin ilegal në Vilë Bashtovë: Aty përdoret drogë
Gazetari Aldo Kozarja, në emisionin “SOT” në Euronews Albania, ka bërë një denoncim për festivalin e paligjshëm që organizohet në Shqipëri, i cili quhet “Ilegal Techno”.
Ai tha se qindra të rinj nga Europa, grumbullohen në zonën e Vilë Bashtovës, ku dhe zhvillojnë festivalin, brenda të cilit sipas gazetarit përdoren dhe substanca narkotike .
“Është një festival ilegalë sepse i atillë është formati i atij festivali. Në këtë grumbullim masiv nga mbarë Europa , Gjermania, Greqia, Italia, të rinjtë grumbullohen në një muzikë që kalon çdo lloj limiti. Në këtë grumbullim është muzika që të rinjtë kamuflohen. Në brendësi të këtij aktiviteti ka substanca narkotike që përdoren.”- tha Kozarja.
Gazetari bëri me dije se të rinjtë në këtë nuk lejojnë askënd të futen brenda festivalit të tyre.
“Këtë vit të rinjtë janë bashkuar në bashkinë Rrogozhinë, por këtë vit janë më shumë. “- nënvizoi ai.
Kozarja tha se ky festival në Shqipëri zhvillohet për të tretin vit radhazi, ndërsa theksoi se një grup tjetër kanë nisur të grumbullohen dhe në plazhin e Gjeneralit.
“Është viti i tretë që zhvillohet, madje po gjen dhe shtrirje në zona të tjera. Në plazhin e Gjeneralit kanë nisur të grumbullohen një tjetër grup të rinjsh që janë pjesë e këtij festivali që është ilegalë.”- shpehet gazetari.
Gazetari u shpreh se ky organizim bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa theksoi se të rinjtë bëjnë edhe plazh nudo në këtë zonë.
“Gjithçka organizohet nëpërmjet rrjeteve sociale. Të rinjtë nëpërmjet këtyre platformave grumbullohen në zonën e Vil Bashtovës. Ato aty bëjnë plazh nudo. Jo shumë larg tyre është zonë e banuar. “- tregoi ai.
Gazetari tregoi se nga komunikimi që ka pasur me banorët, këto të fundit janë të tmerruar nga ajo që ndodh në festival që ndodhet vetëm pak metra zonës së banuar.
“Nga komunikimi që kam pasur, fëmijët dhe banorët janë të tmerruar nga prania masive e tyre këtë vit. Ato kanë akuzuar dhe policinë e shtetit që u qëndron pranë atyre që i mban në monitorim.”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut