Denoncimi i PD për armë në protestën te Parlamenti, policia nxjerr videon

17 Tetor 2024 | 13:26

Policia ka publikuar një video ku tregohet një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që mban në xhep një objekt që duket si pistoletë, por në fakt është një spraj, në dukje me piper.

Reagimi i policisë vjen pas denoncimit të opozitës se brenda rrethimit të Parlamentit kishte punonjës të policisë të armatosur të cilët madje kanë kanosur me armë deputetët e opozitës.

Më herët deputeti Gazment Bardhi tha për mediat se gjatë përplasjes së deputetëve dhe simpatizantëve të opozitës me policinë në hyrje të parlamentit, njëri nga policët i ka treguar armën deputetit Luan Baçi.

Policia e shtetit ka reaguar për Euronews Albania lidhur me denoncimin e bërë nga PD, se gjatë përplasjeve para Parlamentit një punonjës i policisë i ka drejtuar armën deputetit Luan Baçi, duke theksuar se asnjë efektiv nuk ka pasur armë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në zbatim...
10:20 | 20/07/2026

Protesta e paralajmëruar e qytetarëve, vendoset përpara Parlamentit një makinë ujëhedhëse (VIDEO)

Dy orë para nisjes së seancës plenare në Kuvend kanë nisur të merren masat nga policia. Këto masa vijnë pasi qytetarët kanë njoftuar protestë para...
10:14 | 20/07/2026

U kap me granata dhe tritol, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë. Rezulton me precedent të mëparshëm penal

Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi u kap në tentativë për të shitur lëndë plasëse....
09:53 | 20/07/2026