Denoncimi i PD, Policia reagon për Euronews: Nuk ka asnjë efektiv me armë
Policia e shtetit ka reaguar për Euronews Albania lidhur me denoncimin e bërë nga PD, se gjatë përplasjeve para Parlamentit një punonjës i policisë i ka drejtuar armën deputetit Luan Baçi.
Sipas policisë asnjë efektiv nuk ka qenë i armatosur.
Policia ka dhënë edhe një deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje:
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e tubimit të organizuar para bashkisë Tiranë.
Gjatë tubimit është bërë thirrje që pjesëmarrësit t’i drejtoheshin Godinës së Kuvendit.
Shërbimet e Policisë, konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.
Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.
Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit.
Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar të drejtën e tubimit, liritë dhe të drejtat e tjera të qytetarëve, si dhe pronën publike dhe atë private.
Ndërkohë, Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe shtetasit përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, do të kallëzohen në Prokurori.
LEXONI GJITHASHTU:
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë