“Kanë marrë urdhër të mbjellin frikë”, Baçi: Polici më kërcënoi me armë

17 Tetor 2024 | 12:41

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se një nga efektivët e FNSH e ka kërcënuar me armë.

Sipas tij, policët kanë marrë urdhër të fusin frikën tek deputetët e opozitës dhe populli opozitar.

“Hapi menjëherë xhaketën dhe tha, pistoletën, më kërcënoi, ai ishte veprimi im që  mora kapelen dhe ja hoqa. Nuk ka ligj këtu, ligji parashikon shumë gjëra, kushtetuta parashikon shumë gjëra, por këtu nuk zbatohet as ligj as kushtetutë, këtu ka një urdhër nga kryeministri; bëni raprezalje ndaj deputetëve, mbillni frikë sa më shumë dhe këta veprojnë me urdhra”, tha Baçi.

Më herët deputeti Gazment Bardhi tha për mediat se gjatë përplasjes së deputetëve dhe simpatizantëve të opozitës me policinë në hyrje të Parlamentit, njëri nga policët i ka treguar armën deputetit Luan Baçi.

Policia e shtetit ka reaguar për Euronews Albania lidhur me denoncimin e bërë nga PD, se gjatë përplasjeve para Parlamentit një punonjës i policisë i ka drejtuar armën deputetit Luan Baçi, duke theksuar se asnjë efektiv nuk ka pasur armë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026