SHBA shpall ‘non grata’ të dashurën e presidentit Putin

3 Gusht 2022 | 08:19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sanksione ndaj oligarkëve të tjerë rusë.

Mes të sanksionuarve është edhe kampionia olimpike Alina Kabaeva e cila sipas raportimeve ka qenë e dashura e presidentit Putin me të cilën thuhet se ka katër fëmijë.

Departamenti amerikan i Thesarit ngriu vizën për 39-vjeçaren dhe vendosi kufizime mbi pronat e saj. Kabaeva ka qenë anëtare e Dumës ruse dhe është presidentja e një kompanie mediatike e cila ka promovuar pushtimin rus në Ukrainë.

Në muajin maj Britania dhe BE sanksionuan po ashtu Kabaevën.

Listës së oligarkëve të sanksionuar I shtohet edhe Andrey Guryev, I cili zotëron pasurinë Ëitanhurst, një rezidencë me 25 dhoma gjumi që konsiderohet të jetë pasuria e dytë më e madhe në Londër pas Pallatit Buckingham.

SHBA bllokoi gjithashtu lëvizjen e jahtit të tij prej 120 milionë dollarësh, Alfa Nero, dhe sanksionoi edhe djalin e tij.

Departamenti amerikan i Tregtisë tha se 25 avionë Airbus që operohen nga kompani ruse, kanë shkelur rregullat e kontrollit të eksporteve të SHBA-së dhe u futën po ashtu në listën e sanksioneve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026